Godet bashkëshorten me shuplakë dhe e përzë nga shtëpia

Kronikë e zezë

Godet bashkëshorten me shuplakë dhe e përzë nga shtëpia

Nga: H.O. Më: 16 maj 2022 Në ora: 08:32
Ilustrim

Një qytetare e Kosovës ka raportuar në polici se është dhunuar nga bashkëshorti dhe më pas e ka detyruar të largohet nga shtëpia.

Viktima është dërguar më pas në strehimore dhe i dyshuari në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 15.05.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke të çastit që kishte pasur me bashkëshorten e tij kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë si dhe e kishte detyruar atë që të dilte nga shtëpia. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat