Prishtinasi i shkon në shtëpi dhe ja sulmon fizikisht familjarët ish të dashurës

Kronikë e zezë

Prishtinasi i shkon në shtëpi dhe ja sulmon fizikisht familjarët ish të dashurës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 08:37
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast lëndim i lehtë trupor dhe kanosje që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie të më hershme, kishte shkuar në familjen e viktimës dhe i kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kështu bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat