Arrestohet një i mitur në Viti, sulmoi fizikisht familjarët e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Viti, sulmoi fizikisht familjarët e tij

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e tij.

Sipas policisë, nënës së të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq gjatë kontrollit, të riut i janë gjetur edhe substanca narkotike.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së, është dërguar në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat