Goditi me veturë 6 vjeçaren në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë – policia arreston shoferin

Kronikë e zezë

Goditi me veturë 6 vjeçaren në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë – policia arreston shoferin

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili kishte goditur dje një 6 vjeçare në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Sipas policisë vajza kishte qenë dukë drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit në momentin kur  i dyshuari e kishte goditur atë me veturë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po ashtu njofton që vajza kishte pësuar lëndime trupore.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (fëmijë 6-vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit, është goditur nga një veturë me targa e vendore e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat