Të pandalshëm ferizajasit, policia shqipton 530 gjoba brenda javës për tejkalim të shpejtësisë

Kronikë e zezë

Të pandalshëm ferizajasit, policia shqipton 530 gjoba brenda javës për tejkalim të shpejtësisë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Policia Rajonale në Ferizaj ka ndërrmarr disa aktivitete në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës, nga data 09-15 Maj-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 530 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 14 gjoba
– Tejkalim i kolonës së automjeteve, 18 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 34 gjoba
– Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 45 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 17 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 243 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 80 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 396 gjoba
Heqje e patentë shoferit, 30 shoferëve
– Gjithsej , 1384 gjoba

Ndërkaq janë raportuar 40 aksidente në komunikacion: 24 me dëme materiale dhe 16 me lëndime trupore .

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat