​Arrestohen katër persona për lëndim trupor

Kronikë e zezë

​Arrestohen katër persona për lëndim trupor

Më: 17 maj 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘‘Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacionin e policisë katër persona të dyshuar, të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet M.K., 31-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj. Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit me inicialet D.H. 21-vjeçar dhe RR.T., 22-vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë , ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T., 21-vjeçar dhe D.T., 15 vjeçar, lirohen për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nw njoftimin pwr media.

Rasti është cilësuar si “Lëndim trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat