52-vjeçari e bën për spital fqinjin pasi e vendosi një dritare kah prona e tij

Kronikë e zezë

52-vjeçari e bën për spital fqinjin pasi e vendosi një dritare kah prona e tij

Më: 17 maj 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Mbrëmë, në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, si rezultat i një zënke në mes të dy personave, ka filluar përleshja fizike, ku për pasojë njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore.

Media mëson se motivi për këtë rrahje dyshohet të jenë punimet që kishte kryer viktima në afërsi të pronës së të dyshuarit.

Një dritare që kishte vendosur viktima kah prona e të dyshuarit, ia mjaftoi këtij të fundit që ta sulmojë fqinjin.

Burimet brenda Emergjencës thonë se i lënduari në këtë përleshje ka marrë trajtim mjekësor, pasi është goditur në fytyrë nga i dyshuari R.H., 52-vjeçar.

Policia është vënë në veprim me t’u njoftuar për rrahjen, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe të shoqërojë në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të njëjtit është iniciuar rasti “lëndim i lehtë trupor” dhe është urdhëruar ndalimi i tij për 48 orë, në Qendrën e Mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat