​Gjykata i cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A., dyshohet për tentim vrasje

Kronikë e zezë

​Gjykata i cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A., dyshohet për tentim vrasje

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit F. A..

Në një komunikatë për media thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.05.2022, rreth orës 21:30 minuta në Gjilan, pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të pandehurit dhe të dëmtuarit S. P., i njëjti me një thikë e godet në pjesën e shpinës dhe në pjesë tjera trupit, duke i shkaktuar plagë qarëse – shpuese, njëkohësisht duke përdorur edhe një shkop druri në drejtim të dëmtuarit duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili për shkak të lëndimeve të marra i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. 

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat