U aksidentuan me makinë në aksin Fier-Seman, ndërron jetë 22-vjeçarja, në gjendje kritike mikja e saj

Kronikë e zezë

U aksidentuan me makinë në aksin Fier-Seman, ndërron jetë 22-vjeçarja, në gjendje kritike mikja e saj

Më: 18 maj 2022 Në ora: 09:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fat tragjik ka pasur një 22-vjeçare e cila u përfshi në një aksident në aksin Fier-Seman.

Pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, një makinë tip “Seat” u përplas me një mur dhe për pasojë 22-vjeçarja Ergesa Ibrushi bashkë me shoqen e saj mbetën të plagosura. Fatkeqësisht Ergesa nuk mundi të mbijetojë më gjatë plagëve të marra, duke ndërruar kështu jetë.

Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

“ Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.

Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzat që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjeçe, me inicialet S.T, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat