Hajnat hyjnë në një shtëpi në Istog – vjedhin një pistoletë, stoli ari e para

Kronikë e zezë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Istog – vjedhin një pistoletë, stoli ari e para

Më: 18 maj 2022 Në ora: 09:48
Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjë të Istogut.

Policia njofton se viktima femër nga Kosova ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty i kanë vjedhur një pistoletë, stoli ari, një llaptop, tre telefona celular dhe para të gatshme.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat