Policia ndalon një kamion në Gjilan, kishte 25 gjedhe pa dokumentin e transportit

Kronikë e zezë

Policia ndalon një kamion në Gjilan, kishte 25 gjedhe pa dokumentin e transportit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 10:04
Ilustrim

Në fshatin Zhegër të Gjilanit policia ka ndaluar një kamion me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari në kamion kishte qenë duke i transportuar 25 gjedhe.

Për të cilat nuk posedonte dokumentin e transportit dhe dezinfektimit të kamionit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it, dhe gjatë verifikimit një gjedh ka rezultuar se nuk posedonte numër matrikulues.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i janë liruar kamioni me 24-copë gjedhe, ndërsa një gjedh i konfiskohet dhe dërgohet në terminalin doganor, rasti në procedurë hetimore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat