​Lëndohet rëndë në vendin e punës, vdes punëtori në Novobërdë

Kronikë e zezë

​Lëndohet rëndë në vendin e punës, vdes punëtori në Novobërdë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 10:29
Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë, pas lëndimeve të rënda që ka marrë në vendin e tij të punës në Novobërdë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima derisa ishte duke punuar është lënduar nga një mjet i metaltë .

“I njëjti ka arritur në emergjencën e Gjilanit, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Rasti është hapur si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat