​Pesë të arrestuar për vrasje në tentativë në Klinë

Kronikë e zezë

​Pesë të arrestuar për vrasje në tentativë në Klinë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot persona në Klinë, pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje, ku janë përdorur edhe armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.

Si pasojë e rrahjes dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia te personat e arrestuar ka gjetur dhe konfiskuar, dy armë (pistoleta), 12 fishek kalibër 9mm, tre fishekë kalibër 7.65mm, dy gëzhoja, një brisk dhe një sprej OC.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat