Vdekje e dyshimtë në Prizren

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Më: 19 maj 2022 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rrokullisja e traktorit, gjatë kohës sa po punonte tokën.

Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë: 

VDEKJE E DYSHIMTË/Mamushë  17.05.2022 – 16:30-00:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet   se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur  dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat