Një muaj paraburgim për menaxherin që ua vodhi klientëve të dhënat bankare

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për menaxherin që ua vodhi klientëve të dhënat bankare

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorimi i karteleve të bankës apo të kreditit”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në komunikatë.

Të pandehurit A.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 23 paragrafi 3 nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Ndryshe, ky person dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, kishte vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si menaxher.

Këto të dhëna i njëjti i kishte përdorur duke bërë blerje të kriptovalutave në një platformë online të kriptovalutave.

“I dyshuari ka fotografuar kartelat bankare në momentin kur klientët ia kanë dhënë kartelën arkëtares për të bërë pagesë, në disa raste i dyshuari e ka marrë kartelën e bankës nga arkëtarja dhe në mënyrë të fshehtë me telefonin e tij i ka fotografuar kartelat në të dy anët me qëllim që këto të dhëna pastaj ti përdor për përfitime materiale në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat