​9 vjet burg për vjedhje të rëndë në Gjilan

Kronikë e zezë

​9 vjet burg për vjedhje të rëndë në Gjilan

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:49
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg dhe me nga 1200 euro gjobë dy të akuzuarit I. A. dhe E. H. për veprat penale vjedhje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit më 15.11.2020, pas mesnate, në Malishevë të Gjilanit, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në dëm të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë me përdorimin e forcës me një mjet të fortë kanë hapur një dritare në katin përdhes, duke depërtuar brenda, të cilët kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marr një kasafortë nga aty, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë pumparic, një pushkë karabinë, 15 fishekë të kalibrit 12A, 33 fishekë të kalibrit 9mm dhe 57 fishekë LR.22.

Të akuzuarit të njëjtën ditë në mënyrë të paautorizuar e në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët kanë tentuar të shesin armët e vjedhura.

I akuzuari I. A., në ditën e njëjtë në ora 16:25, në fshatin Malishevë, gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të njëjtit i është gjetur lëndë narkotike në sasi 0.62 gram e llojit kokainë.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat