Serbit i konfiskohen 300 zogj pulash, tentoi të futet ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Serbit i konfiskohen 300 zogj pulash, tentoi të futet ilegalisht në Kosovë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka ndaluar në Leposaviq të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepra penale, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e Kosovës.

Sipas policisë, të njëjtit gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 300 zogj pulas.

Në konsultim me prokurorin ato janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat