E rrahu mësuesi, nxënësi e denoncon në polici

Kronikë e zezë

E rrahu mësuesi, nxënësi e denoncon në polici

Më: 20 maj 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, të enjten e ka denoncuar në polici mësuesin e tij, për dhunë fizike. 

Ngjarja raportohet se ka ndodhur tre ditë më herët. Rasti ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., mësues i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, po cilësohet si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i mitur (nxënës i shkollës profesionale), dhe ka raportuar se me datë 16.05.2022 rreth orës 07:35 ne objektin e shkollës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (profesor i shkollës profesionale) lidhur me një incident te ndodhur dite me pare”, tha Xhurkaj.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF në Rahovec dhe, sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme trupore. 

Njësiti i Hetimeve ka kryer hulumtimet dhe ka mbledhur prova materiale, derisa në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe, me urdhrin e tij, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat