​Serbi ndalohet nga Policia me 12.665 euro dhe 363.080 dinar

Kronikë e zezë

​Serbi ndalohet nga Policia me 12.665 euro dhe 363.080 dinar

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Patrulla policore kufitare pran brezit kufitar në Jarinjë, sot ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 euro dhe 363.080 dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. 

Sipas Policisë, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Hetimet vazhdojnë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat