Aksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohen katër persona

Më: 21 maj 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në një aksident.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:31 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Siç thuhet në raport, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore . Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat