Pejani sulmoi fizikisht vajzën dhe gruan, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Pejani sulmoi fizikisht vajzën dhe gruan, arrestohet nga policia

Më: 21 maj 2022 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Sipas raportit të policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor kurse, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat