Një 12-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Bequk të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Një 12-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Bequk të Vushtrrisë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:07
Ilustrim

Një fëmijë i moshës 12-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë.

Viktima është gjetur nga familjarët rreth orës 14:00.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima fëmiui moshës 12-vjeçare”, tha Zahiti.

Ai shtoi se njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat