Aksident në Klinë të Skenderajt, vetura godet një fëmijë

Kronikë e zezë

Aksident në Klinë të Skenderajt, vetura godet një fëmijë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:32
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Klinë e Skenderajt, ku vetura ka goditur një fëmijë.

Ky i fundit ka pësuar lëndime trupore ndaj dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Klinë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (fëmija)  ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Zahiti.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat