Fëmija e shtyen veturën e parkuar të babait, bëhet për QKUK

Kronikë e zezë

Fëmija e shtyen veturën e parkuar të babait, bëhet për QKUK

Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi ka shtyer veturën e parkuar të babait të tij teksa po luante me disa fëmijë tjerë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë: 

SHKATIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Skenderaj , Mitrovicë 20.05.2022-18:15. Me 21.05.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar ( i mitur) është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet  se derisa ka qenë duke luajtur me disa fëmijë të tjerë  në bashkë veprim e kanë shtyrë në lëvizje veturën e prindit të tij e cila ka qenë e parkuar dhe duke u munduar për ta ndalur ka pësuar lëndime trupore, rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat