Prizren, e pyet nëse dëshiron të blejë armë, më pas e godet me shishe qelqi dhe ikën

Kronikë e zezë

Prizren, e pyet nëse dëshiron të blejë armë, më pas e godet me shishe qelqi dhe ikën

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një person në Prizren ka goditur me shishe qelqi një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pasi personi në fjalë e ka pyetur personin tjetër nëse dëshironte të blinte një armë, por ky i fundit e ka refuzuar.

Viktima ka përfunduar në spital, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Prizren 21.05.2022 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull deri më tani i pa njohur iu kishte ofruar dhe e kishte pyetur nëse është i interesuar për ta blerë një armë, pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka goditur me një shishe qelqi në kokë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat