Rrahje në mes shtetaseve të huaj në Qendrën e Azilit në Magure

Kronikë e zezë

Rrahje në mes shtetaseve të huaj në Qendrën e Azilit në Magure

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Tre shtetas të huaj janë arrestuar dje në fshatin Magure të Lipjanit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë rrahur viktimën mashkull shtetas i huaj.

Sipas Policisë, njëri nga të arrestuarit është i mitur. Ndërsa, viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat