Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

Kronikë e zezë

Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

Më: 23 maj 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Një fëmijë i moshës 6 vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga një urë në lumin e fshatit Radesh të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Dyshohet se 6 vjeçari derisa ka qenë duke luajtur me shokë, nga një urë ka ra në lumin fshatit Radesh të Dragashit. Policia së bashku me prokurorin në Prizren, kanë fillua hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejme ligjore.

Radesha është fshat në Komunën e Dragashit i cili banohet nga minoriteti goran.

Kujtojmë sot gjatë ditës ishte raportuar se një tjetër fëmijë është gjendur pa shenja jete në Ibër Lepenc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat