Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtime

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:14
Ilustrim

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale ePolicisë në Ferizaj, mbrëmë  rreth orës 21:08ka pranuar një informacion se në fshatin Muzeqinëtë Shtimes është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.H (M/K) i moshës 38 vjeçar.

Si shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortesme inicialet N.H ( F/K) e moshës 38 vjeçare dhe djalit të tij të mitur, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat