​Sulmoi bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 38 vjeçari në Shtime

Kronikë e zezë

​Sulmoi bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 38 vjeçari në Shtime

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:34
Ilustrim

Një 38 vjeçar me inicialet V.H është arrestuar mbrëmë në Shtime, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes me inicialet N.H ( F/K) e moshës 38 vjeçare dhe djalit të tij të mitur, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:08 në fshatin Muzeqinë të Shtimes.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat