Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas të moshuarin

Kronikë e zezë

Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas të moshuarin

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:36 Përditësuar në ora: 09:42 më 23.05.2022
Ilustrim

Makina përplas 63-vjeçarin në Vlorë, plagoset drejtuesi i biçikletës

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm (23 maj) në Vlorë.

Burime nga policia bëjnë me dije  se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Shtetasi G.J, 19 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç.

63-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat