Arrestohet 21-vjeçari për vjedhje në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet 21-vjeçari për vjedhje në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar një person pasi që dyshohet për vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në Brezovicë të Shtërpcës.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se ishin vjedhur pajisje në teleferikun e Qendrës së Skijimit dhe në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues,  grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit”, ka njoftuar policia.

Po ashtu në këtë njofotim thuhet se  dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat