​Arrestohet një person në Graçanicë, iu gjet drogë në veturë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Graçanicë, iu gjet drogë në veturë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Sektori qendror i antidrogës në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operative, ka arrestuar sonte në Graçanicë një person pasi gjatë kontrollit të veturës së tij ka gjetur një qese me substanca narkotike.

Pas ekzaminimit dhe matjeve fillestare rezulton që substanca e dyshuar narkotike është e llojit heroinë në peshë 835.4 gramë.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është kryer bastisja e një banese në lagjen “Dardania” ku është sekuestruar një telefon. Si prova/dëshmi materiale janë gjetur dhe sekuestruar një veturë e tipit “VW Caddy” me targa vendore, 835.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, dhe katër telefona mobilë.

I dyshuari mashkull kosovar Sh. L. është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat