Digjet apartamenti në Shkodër, zjarrfikësit nxjerrin pas 1 ore të moshuarën në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Digjet apartamenti në Shkodër, zjarrfikësit nxjerrin pas 1 ore të moshuarën në gjendje të rëndë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 09:36
Ilustrim

Është djegur mëngjesin e sotëm një apartament në zonën e njohur si kryqëzimi i ish degës së brendshme në Shkodër.

Mësohet se ka nga flakët ka mbetur e dëmtuar një e moshuar.

Pas 1 orë luftë me flaket arrihet të nxirret e moshuara e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.

Shërbimi zjarrfikës, policia dhe banorët e pallatit kanë ndërhyrë për të nxjerrë të moshuarën.

Ajo ka pësuar djegie të trupit dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat