​Armë dhe marihuanë në veturë, arrestohet 39 vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Armë dhe marihuanë në veturë, arrestohet 39 vjeçari në Ferizaj

Më: 26 maj 2022 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një 39 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit iu është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek, ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave (rizlla).

Sipas Policisë Rajonale e Ferizajt, pas një pune hetimore dhe operative në terren, mbrëmë në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMËW me targa shqiptare. 

“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore".

Policia thenson se rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat