​Arrestohet në Pejë një shtetase serbe për shpërdorim të pasurisë së huaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet në Pejë një shtetase serbe për shpërdorim të pasurisë së huaj

Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase serbe pasi kishte marrë 200 euro që i kishin rënë një personi derisa ishte në një lokal në Pejë.

Më datë 23 maj 2022, rreth orës 17:05, policia është informuar nga viktima e rastit, sipas të cilit derisa ishte në një lokal në Pejë i kanë rënë nga xhepi të holla në shumë prej 200 euro, viktima ka dyshuar se dikush i ka marrë këto të holla.

Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur, e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të Zi.

E dyshuara ka tentuar të kalojë në pikën kufitare në Kullë, e njëjta është arrestuar.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën E. M. (1971) nga e cila janë sekuestruar të holla në shumën prej 200

euro, të cilat pas procedurave ligjore do t’i kthehen viktimës.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat