Policia konfirmon vrasjen e dyfishtë, brenda familjes në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia konfirmon vrasjen e dyfishtë, brenda familjes në Mitrovicë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e konfirmoi vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në mëngjes në Mitrovicë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, deklaroi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Në orët e mëngjesit, u raportua se në veriun e qytetit, ka ndodhur një përleshje brenda anëtarëve të familjes Bigoviq, shkruan RTK.

Djali ka sulmuar me thikë babanë, me ç’rast e ka plagosur rëndë.

Në rast është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Më pas, babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë. 

Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur, është avokati Millan Bigoviq. 

Motivet ende mbesin të paqarta.

Vriten mes vete, babë e bir në Mitrovicë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur. 

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë. 

Gjithnjë sipas burimeve të sigurta të KosovaPress-it, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur, është avokati Millan Bigoviq. 

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress.

"Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë", ka thënë shkurt Radoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat