Një muaj paraburgim zyrtarit policor që keqpërdori detyrën zyrtare

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim zyrtarit policor që keqpërdori detyrën zyrtare

Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të pandehurit A.R., i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“, si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

I pandehuri A.R., polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N.,

Ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat