Gjeneronin kriptomonedha, vihet në pranga një person, në kërkim pronari 21-vjeçar i pajisjeve

Kronikë e zezë

Gjeneronin kriptomonedha, vihet në pranga një person, në kërkim pronari 21-vjeçar i pajisjeve

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:47
Ilustrim

Përmes operacionit policor të koduar “Avalon”, janë sekuestruar 16 paisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. 

Si rezultat i operacionit është shpallur në kërkim poseduesi i pajisjeve 21-vjeçari Jetmir Mehja dhe është vënë në pranga bashkëpunëtori i tij 43 vjeçari Elvis Mehja.

Gjithashtu Fatjon Bengu punonjës i OSHEE është proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë "C" në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat