Sulmon policët, arrestohet 20-vjeçari në Suharekë

Kronikë e zezë

Sulmon policët, arrestohet 20-vjeçari në Suharekë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një tikete ndaj një kundërvajtësi në trafik, në shenjë pakënaqësie me vendimet e zyrtareve policor, ky i fundit ka filluar t’i fyejë dhe kanosë me fjalë zyrtarët policorë.

Zyrtarët policorë e kanë shoqëruar në stacion policor në Suharekë të dyshuarin A.Z, i datëlindjes 2002, për sjelljet e tij të pahijshme.

I dyshuari me të njëjtat sjellje ka vepruar edhe në stacionin policor, duke i goditur zyrtarët policor, e duke tentuar të ikë nga stacioni policor.

“Në përpjekje për të ikur nga stacioni policor i ka sulmuar dy zyrtarët policor, ku i dyshuari e ka godit në qafë duke e kap për fyti edhe duke ia shqyer uniformen, kurse zyrtarin tjetër e godet me shkelm në gjunjë edhe në bark duke iu shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës, në lidhje me rastin, është informuar prokurorit i shtetit dhe urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat