Vdes një motoçiklist pasi aksidentohet në rrugën Kllokot-Viti

Kronikë e zezë

Vdes një motoçiklist pasi aksidentohet në rrugën Kllokot-Viti

Më: 28 maj 2022 Në ora: 08:39
Ilustrim

Në rrugën Kllokot-Viti mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një akasident trafiku ku është përfshirë vetëm një person, mashkull Kosovar, që ka qenë duke drejtuar një motoçikletë.

Siç ka njoftuar Policia, aksidenti ka përfunduar me fatalitet dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Kllokot-Viti, 27.05.2022 – 22:47. Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat