Prokuroria kërkon paraburgim për dy personat që dyshohen se e sulmuan pronarin e “Rexall’it”

Kronikë e zezë

Prokuroria kërkon paraburgim për dy personat që dyshohen se e sulmuan pronarin e “Rexall’it”

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj pronarit të barnatores “Rexall”.

Sipas Prokurorisë, derisa pronari ishte duke e mbyllur barnatoren, të pandehurit V.C. dhe A.C., me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë sulmuar me mjete të forta (shufra) të dëmtuarin, me të cilat veprime i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 22 maj 2022, rreth orës 02:20, para barnatores “Rexall”, në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, derisa i dëmtuari D.A., ka qenë duke e mbyllur barnatoren e lartcekur,  të pandehurit V.C. dhe A.C., me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë sulmuar me mjete të forta (shufra) të dëmtuarin, me të cilat veprime i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, ju njoftojmë se pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim me policinë, të pandehurit e lartcekur, më 27 maj 2022, janë ndaluar me aktvendim mbi ndalim për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat