Tragjedia në Fushë-Arrëz, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna

Kronikë e zezë

Tragjedia në Fushë-Arrëz, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna

Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:47
Ilustrim

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë-Arrëz, ku nëna bashkë me dy vajzat e sajhumbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë

Viktimë mbetën, Sidorela Kola 18 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.

Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka folur për ‘News24’, ndërsa ka treguar rreth situatës së si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai.

Ndërkohë aktualisht mësohet se trupat e pajetë ndodhen në banesë, pasi është kërkuar ardhja e ekspertëve.

Sipas burimeve nga police bëhet me dije se do të bëhet fillimisht një ekspertizë , më pas do të përcillen në morg ku do ti nënshtrohen një hetimi më të thelluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat