Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj, policia jep detaje

Më: 29 maj 2022 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar këtë të shtunë në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, një 35-vjeçar dyshohet se sa ishte duke ecur rrugës, ka shtënë dy herë me armë në ajër.

“Më datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Tahir Sinani’ ka gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja”.

“Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35-vjeçare derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të ‘’Viva Fresh Store’’”, ka thënë Veseli.

Policia thekson se rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat