Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga skelat gjatë punës në një objekt në ndërtim në qytetin e Ferizajt.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe inspektorët komunal të punës.
Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.