E rëndë: Një vajzë në Kaçanik tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

E rëndë: Një vajzë në Kaçanik tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet në spital

Më: 29 maj 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një vajzë nga fshati Doganaj i Kaçanikut ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, mbrëmë, rreth orës 22:00, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima ka tentuar ta vras veten duke u lënduar me një mjet të mprehtë në disa pjesë të trupit.

Motivi që e ka shtyrë vajzën të tentojë të bëjë vetëvrasje ende nuk dihet, derisa Policia është vënë në veprim, me ç’rast ka intervistuar disa dëshmitarë dhe familjarët e saj, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e rastit.

Sipas informatave të para, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile, ndërkohë që Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “tentim vetëvrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat