Konfiskohen 1 mijë e 600 litra vaj ushqimor në veri të vendit

Kronikë e zezë

Konfiskohen 1 mijë e 600 litra vaj ushqimor në veri të vendit

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:48
Konfiskohen 1 mijë e 600 litra vaj ushqimor në veri të vendit

Policia Kufitare e Kosovës në veri, ka konfiskuar 1620 litra vaj ushqimor nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:40, ka njoftuar policia.

“Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ” Tregti e ndaluar”  dhe malli të dërgohet në Terminal Doganorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat