Ndalohen 28 persona nga prokuroritë në tre ditët e fundit

Kronikë e zezë

Ndalohen 28 persona nga prokuroritë në tre ditët e fundit

Më: 30 maj 2022 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë tre ditëve të fundit ka ndaluar 28 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, kurse janë ngritur 54 aktakuza ndaj 62 personave, shkruan arbresh.info.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se më 28 maj nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Më 29 maj nga prokuroritë themelore janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Më 30 maj nga prokuroritë themelore janë ndaluar katër (4) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat