Ndalohen me 18 kg marihuanë, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Ndalohen me 18 kg marihuanë, dy të arrestuar

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 09:38

Dy persona janë arrestuar dje në Prizren.

Konkretisht në autostradë, pasi që gjatë kontrollit të dy veturave të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 18 kg. 

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat