​Rrahu nënën e vet, dënohet me 8 muaj burg

Kronikë e zezë

​Rrahu nënën e vet, dënohet me 8 muaj burg

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:14
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka dënuar me tetë muaj heqje lirie të akuzuarin Gj.B., pasi në muajin maj të vitit 2018, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka rrahur nënën e tij.

I akuzuari pasi që ishte fjalosur me motrat e tij, e dëmtuara – nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, por ajo sulmohet fizikisht nga GJ.B., duke pësuar lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko ligjore.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat