Nëntë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Nëntë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, si pasojë nëntë persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 16:45, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nëntë persona janë lënduar, të cilëve u është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat